FOTO/Basha tregon për eksperiencën në Berlin: Ja si PD do të përmirësojë...

FOTO/Basha tregon për eksperiencën në Berlin: Ja si PD do të përmirësojë ekonominë dhe biznesin

55
0
Shares

Lideri demokrat Basha ka ndarë eksperiencën e tij pas pjesëmarrjes në takimin për ditën e biznesit në Gjermani, në një panel me ministra të kabinetit të  Merkel.

Basha shkruan se kjo është një mundësi e mirë per të parë nga afër mekanizmat sesi një qeveri bashkëpunon për të lehtësuar zhvillimin ekonomik dhe punësimin, të cilën do ta aplikojë dhe për Shqipërinë.

I nderuar të merrja pjesë në Ditën e Biznesit 2019 me sloganin“Fillim i ri për Gjermaninë dhe Europën” organizuar nga Këshilli Ekonomik Gjerman me pjesëmarrjen e 4000 sipermarresve, ministra të kabinetit Merkel, kryetaren e CDU- Annegret Kramp-Krrenbauer  dhe kandidatin e Partisë Popullore Europiane për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Gjëja më e rëndësishme për kryetaren e CDU, Annegret Kramp Karrenbauer është që kompanitë në Gjermani të mbeten konkurruese: mungesa e punëtorëve të kualifikuar, kostot e energjisë dhe siguria e furnizimit, stimuj për investime, kërkime dhe infrastrukturë janë paketat e masave të propozuara në këtë funksion.

Zgjidhje në vend të krizave, guxim në vend të frikës është moto e Manfred Ëeber, Kandidati për President i Komisionit Europian i cili theksoi se qëndron për një politikë të bazuar në investime, mundësi dhe konkurrencë.

Një mundësi unike për të parë nga afër mekanizmat se si një qeveri e përgjegjshme bashkëpunon me sipërmarrjen, dialogon me të dhe planifikon masa lehtësuese në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Biznesi është gjeneratori i zhvillimit dhe punësimit ndaj PD është e vendosur të zbatojë masat e nevojshme për të lehtësuar klimën e biznesit dhe për të garantuar një mjedis tërheqës për investimet e huaja siç kemi parashikuar në planin tonë ekonomik. Gjithçka në funksion të punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. #ShqipëriaSiEuropa”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY