Digjet makina në mes të autostradës Vlorë-Levan, ishte marrë me qera nga...

Digjet makina në mes të autostradës Vlorë-Levan, ishte marrë me qera nga një i huaj

70
0
Shares

2 persona kanë shpëtuar gjallë fatmirësisht pasii automjeti i tyre mori flakë rrugës. Bëhet fjalë për një incident të shënuar në autostradën Vlorë-Levan. Fatmirësisht 2 personat që kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip Ford nuk kanë marrë dëmtime serioze, vetëm pasagjeri është dëmtuar lehtë në krah në përpjekje për të shuar zjarrin.

Automjeti është marrë me qera në qytetin e Fierit nga një shtetas i huaj, i cili pas disa kilometrash larg Vlorës ka vënë re njeë shkëndijë në pjesën e përparme të makinës.

Për një kohë të shkurter makina është djegur totalisht. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY