FOTO/ Makina merr flakë në lëvizje e sipër, çfarë po ndodh te Dogana

Ndaje

Një makinë është shkrumbur plotësisht pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Doganës në Tiranë.

Siç shikohet edhe nga fotot,  makina e tipit “Citroen” ka marrë flakë plotësisht duke bllokuar trafikun për minuta të tëra.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrëfikëseve, ka qenë e pamundur që makina të shpëtonte pa dëmtime.

Për fat të mirë në këtë incident nuk raportohen persona të lënduar.

Ndërkohë që nuk ka ende informacione se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr të papritur.

Loading...

Leni një përgjigje