Basha në Gjermani, zbardhet axhenda e kreut të opozitës

Ndaje

Angazhimi i Gjermanisë ndaj perspektivës Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i BE, strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë temat në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman  në Berlin, ku po merr pjesë  kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në konferencën dy ditore janë angazhuar personalitete të larta të politikës, ekonomisë dhe diplomacisë gjermane.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha do të diskutojë së bashku me anëtarë të grupit parlamentar CDU/CSU sfidat dhe mundësitë lidhur me procesin e integrimit te Shqipërisë në BE si interesi më madhor i çdo qytetari shqiptar.

Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU.

Loading...

Leni një përgjigje