VIDEO/Fitorja e Liverpool, trajneri Klopp më i gëzuar se kurrë: I kam...

VIDEO/Fitorja e Liverpool, trajneri Klopp më i gëzuar se kurrë: I kam humbur të gjitha finalet, e meritoja këtë

35
0
Shares

Një nga personazhet i cili ishte më i lumturi për fitoren e Liverpool ishte trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp.

Jurgen Klopp pranoi se fitorja e Liverpulit mbi Tottenham Hotspur në Madrid mund të ketë qenë nata më e mirë e jetës së tij. Të kuqtë fituan 2-0 në Wanda Metropolitano në Madrid falë golave nga Mohamed Salah dhe Divok Origi.

Ky ishte suksesi i madh për Klopp, pasi arriti ti dhuronte skuadrës trofeun e gjashtë në historinë e Champions League. Klopp ka drejtuar Liverpool për 4 vite, dhe duhet të ishte ky vit kurorëzimi i përpjekjeve të tij në skuadër.

Festa e tij ka qënë e çmendur, sikurse dhe intervistat e tij para mediave, ku nuk e ka kursyer as humorin dhe as gëzimin e madh.

Fituam me dy gola. Këtë fitore ja dedikoj familjes time dhe të gjithë tifozëve tanë, gjithçka për këta njerëz. Nuk kam fjalë. Pas shumë finaleve të humbura e meritonin këtë. Deri më sot i kisha humbur të gjitha finalet. Më kujtohet familja ime. Ata kanë vuajtur shumë më shumë se unë. Jam krenar për këtë klub”, deklaroi Klopp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY