Itali, picieri shqiptar vdes në një aksident tragjik

Itali, picieri shqiptar vdes në një aksident tragjik

40
0
Shares

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teks shqiptari po kthehej nga puna për në shtëpi.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte duke udhëtuar me një motorçikletë, kur u përplas nga një automjet në komunën Arezzo, përgjatë rrugës rajonale 71.

Edhe pse ambulanca mbërriti në kohë mjekët nuk kanë mundur të mbajnë në jetë të riun shqiptar.

Shqiptari ishte picier në një restorant dhe po kthehej në shtëpi.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY