VIDEO/Etna në Siliçi ndriçon qiellin, pamje spektakolare të vullkanit

VIDEO/Etna në Siliçi ndriçon qiellin, pamje spektakolare të vullkanit

97
0
Shares

Vullkani më aktiv i Evropës ju rikthye aktivitetit. Bëhet fjalë për në Sicilia pasi  Lumenj llave të kuqe vërshuan nga Mali Etna, duke ndriçuar qiellin e natës.

Rreth orës 3 të mëngjesit, një e çarë e re u krijua në kraterin juglindor, ç’ka gjeneroi një rrjedhje të vogël llave.

Aktiviteti sizmik nisi të intensifikohej gjatë mbrëmjes, arriti kulmin në mesnatë dhe filloi të humbte fuqinë orët në vazhdim. Për shkak të hirit vullkanik u shënuan disa probleme në aeroportin e Katanias, ku u shtynë dhe disa fluturime.

Mali vullkanik 3330 metra i lartë ofron shpërthime disa herë në vit, duke nxjerrë llavë dhe hi në lartësinë e ishullit mesdhetar.  Shpërthimi i fundit i madh i Etnës ishte në 1992-shin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY