Vidhnin makina, kapen në flagrancë grabitësit e automjeteve në Tiranë

Vidhnin makina, kapen në flagrancë grabitësit e automjeteve në Tiranë

36
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vjedhjen e disa makinave. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit” u vunë në pranga shtetasit D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Policia thotë se në momentin e ndalimit  qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M. Dy personat po e çonin makinën në Pukë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se dy shtetas nga veprimet e kryera në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë  dyshohet se po tentonin të vidhnin një automjet, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Shtëtitësit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht:

Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.

Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY