Hollanda kërkon vendosjen e vizave, Berisha: ‘Goditje e rëndë, i mbyll dyert...

Hollanda kërkon vendosjen e vizave, Berisha: ‘Goditje e rëndë, i mbyll dyert për vite të tëra negociatave’

47
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar vendimin e Hollandës për të vendosur regjimin e vizave me Shqipërisë, kërkesë kjo që i ka kaluar tashmë Komisionit Evropian.

Berisha e ka cilësuar këtë vendim si një goditje tejet të rëndë, që mund ti mbyllë dyert për vitë të tëra hapjes së negociatave.

POSTIMI I BERISHES:

‘Nje goditje tejet e rende, mbyllen dyert per vite per hapjen e negociatave!

Miq, vetem dy dite pasi Komisioni Europian i rekomandoi vendeve anetare hapjen e negociatave me Shqiperine, sepse sipas Komisionit Shqiperia i ka plotesuar kushtet, Mbreteria e Hollandes hedh poshte kete pretendim. Ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre me pare, Qeveria e Mbreterise se Hollandes dorezoi dje ne Komisionin Europian kerkesen zyrtare per rivendosjen e vizave per qytetaret e Shqiperise sepse ky vend jo qe nuk ka plotesuar kushtet por perkundrazi ka shenuar perkeqesim te ndjeshem dramatik.

Keshtu, ne 48 oret e para pas rekomandimit te Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine, dy vende kryesore themeluese te BE hedhin poshte kete rekomandim dhe nxjerrin kartonin e kuq te bllokimit te hapjes se negociatave me vendin tone.

Dje grupi parlamentar i CDU/CSU deklaroi se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet per hapjen e negociatve me BE kurse sot qeveria e Mbreterise se Hollandes shkon edhe me tej, dorezon kerkesen per rivendosjen e vizave me qytetaret shqiptar.

Keto qendrime deshmojne ne menyre perfundimtare se me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin e tij nuk ekziston absolutisht asnje mundesi per hapjen e negociatave me BE. Keto qendrime jane nje apel per çdo shqiptar te çlirohemi sa me pare nga narkoshteti i Edvin Kristaq Krimit dhe te shpetojme te ardhmen tone europiane.

Ketu me poshte keni nje artikull per kete lajm te zi. Sb”

Hollanda dorëzon zyrtarisht në Bruksel kërkesën: Vendosni vizat për shqiptarët

Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.

Deputetët Holandezë votuan për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë.

“Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, ishte vendimi që mori Parlamentit holandez.

?Dhe sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda kërkon që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt shtetit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY