Çështja”Becheti”/Gazetari letër të dytë avokatit të shtetit: Shpresoj të heqin dorë nga konfidencialiteti

Ndaje

Gazetari Andi Bejtja i ka nisur sot një letër të dytë publike zyrës së Avokaturës së Shtetit lidhur me gjyqin që qeveria shqiptare ka humbur me biznesmenin Italian Beccheti.

Letra e dytë vjen për shkak se në përgjigjen e firmosur nga avokati i shtetit Artur Metani, nuk është dhënë asnjë informacion për çështjen, duke u fshehur pas konfidencialitetit.

Bejtja thotë se reagimi i avokatit të shtetit nuk ka asnjë referencë ligjore.

Reagimi i plotë i Bejtjes:

Edhe nje here koha per transparence per ceshtjen “Becchetti”

Mbas kerkeses time per transparence nga Avokatura e Shtetit per te ashtuquajturen ceshtje “Becchetti”, duke qene i bindur se sqarimet per nje ceshtje te tille i takojne shtetit tim dhe jo nje pale private, me erdhi pergjigjia si me poshte nga avokatura e shtetit (ne foto).

Sic e shikoni dhe vete nuk jepet asnje informacion mbi pretendimin e ruajtjes se konfidencialitetit. Nderkohe qe dhe vete Konventa ICSID, sic e kam shpjeguar dhe nje here, i lejon palet ne menyre te njeanshme, te heqin dore ne cdo moment nga ky konfidencialitet.

Une jam i bindur se vendimin perkates me shifren perkatese te penalizimit, Avokatura e Shtetit e disponon sepse eshte nje nga palet ne Gjyq.

Dhe serish, per hir te transparences po e provoj me nje leter te dyte me shpresen se Avokatura e Shtetit do te heqe dore nga konfidencialiteti vullnetar kundrejt detyrimit ligjor te transparences per Publikun Shqiptar. Shkresen time po e publikoj ketu me poshte:

“Lënda: Përgjigje Tuajës Nr. 1788/1 datë 28.05.2019

Për: Z. Artur Metani
Avokat i Përgjithshëm i Shtetit
Avokatura e Shtetit
Rr. “Abdi Toptani”, Nr. Nr. 5, Kati 4, Tiranë

Nga: Z. Andi Bejtja
Gazetar i Lirë (Freelance) 
andibejtja@gmail.com
I nderuar Z. Avokat i Shtetit,

Po Ju drejtohem sërish sot pas përgjigjes Tuaj me shkresën me Nr. 1788/1 datë 28.05.2019 mbas kërkesës time për informacion për sa I përket çështjes të ashtuquajtur “Becchetti”. E gjej letrën Tuaj shumë të paqartë dhe të paplotë në lidhje me Vendimin e Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 të datës 24 Prill 2019 për mbylljen e TV Agon Channel në vitin 2015.

Në fakt, në shkresënTuaj Ju i referoheni detyrimeve të konfidencialitetit me palën tjetër dhe shprehimisht thoni se Avokatura e Shtetit “është në pamundësi për t’ju siguruar informacion, duke qënë se procesi gjyqësor në fjale i nënshtrohet konfidencialitetit dhe të dy palët ndërgjygjëse nuk kanë dhënë miratim për publikimin e vendimit”, por pa përmendur nenet përkatëse të Konventës apo Rregullores mbi të cilin bazohet ky detyrim konfidencialitet i supozuar prej Jush. 

Më tepër, nga kjo përgjigje Juaja të krijohet përshtypja se më shumë po i shërbeni në mënyrë të paligjshme mostransparencës se sa transparencës për një vendim sensitiv për publikun dhe buxhetin e shtetit shqitar. 

Ndaj, po Ju drejtohem edhe njëherë me këtë shkresë duke Ju kujtuar se bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” që garanton njohjen e publikut me informacionin që mbahet nga autoritetet publike në kuadër të transparencës e përgjegjshmërisë së tyre, Institucioni që Ju përfaqësoni ka detyrimin ligjor të informojë publikun për një çështje me rëndësi për ta, siç është çështja ICSID me nr. ARB/15/28. Dua të di se çfarë ka më shumë rëndësi për Ju: konfidencialiteti nga i cili mund të hiqet dorë në çdo moment nga secila prej palëve në mënyrë të njëanshme, apo përgjegjësia juaj për transparencë dhe për të informuar publikun?

Përveç sa më sipër, sa i përket listës së mosmarrëveshjeve me Francesco Becchetti-n, dua gjithashtu të di se sa çështje janë të hapura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriu (Strasburg).
Mbetem në pritje të informacionit të kërkuar më sipër mund të cilin mund të ma në postën elektronike personale: andibejtja@gmail.com

Me repsekt,
Andi Bejtja”

Loading...

Leni një përgjigje