“Shuplakë” nga Gjermania: Vendimi për Shqipërinë shtyhet për në tetor

“Shuplakë” nga Gjermania: Vendimi për Shqipërinë shtyhet për në tetor

53
0
Shares

Sot Shqipëria pret një lajm pozitiv për hapjen e negociatave gjatë publikimit të progres – raportit, edhe pse verdikti final pritet të jepet në qershor.

Por duket se përveç Francës, Danimarkës dhe Holandës, edhe nga Gjermania vijon të ketë një skepticizëm për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Në një prononcim për “Neue Zurcher Zeitung” kryetari i Komitetit të Bundestagut të Evropës, Gunther Krichbaum tha se vendimi për Shqipërinë do të shtyhet për në tetor.

“Vendimi do të jepet në tetor” tha ai.

Ndërkohë që ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD), nga ana tjetër, kërkon një fillim të shpejtë të bisedimeve të pranimit në BE.

“Tani është në dorën e BE-së për të hapur negociatat”, shkruan Roth në një artikull për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Progres i prekshëm” është bërë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu duhet të japë dritën jeshile dhe kjo është e mundur vetëm nëse grupi parlamentar CDU / CSU nuk e ndalon.

Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë./Gazeta Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY