DETAJE/Suksesi i shqiptarit në Amerikë, i dyti që diplomohet në Akademinë e...

DETAJE/Suksesi i shqiptarit në Amerikë, i dyti që diplomohet në Akademinë e Marinës

60
0
Shares

Akademia e Marinës Amerikane është ndër institucionet më prestigjoze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane. Mario Trupja, është studenti i dytë shqiptar që diplomohet nga kjo akademi dhe që do të shërbejë me forcat detare shqiptare në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet antare të Natos.

Mario Trupja, nga Shqipëria, është ushtaraku i dytë i diplomuar në këtë shkollë prestigjioze. Ai ecën krenar mes 1052 studentëve që përfunduan studimet këtë vit në këtë akademi, pas një pune të mundimshme katër vjeçare.

“Ka qenë e vështirë. Ka patur etapat e veta. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhet të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që akademia kishte traditat e veta që duhet të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur…. Normalisht tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”- thotë Mario.

Dhe Mario është gati të kthehet në vendin e tij për të zbatuar njohuritë e marra këtu, në flotën detare shqiptare dhe të kontribuojë aty për të paktën një periudhë gjashtë vjeçare.

Brezi i këtyre studentëve të diplomuar këtë vit nga kjo akademi prestigjoze, që do të shërbejnë në postet ushtarake amerikane në të gjithë botën, ishte ndër brezat me rezultate më të mira që ka shënuar kjo akademi në historinë e saj disa qindra vjeçare.

Urimi i ambasadës amerikane në Tiranë

Urime nëntogerit Marjo Trupja për diplomimin e tij në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara në Anapolis, Meriland.

Gjatë këtyre katër viteve, nëntogeri Trupja dhe studentë të tjerë amerikanë dhe ndërkombëtarë, mësuan teknikat më të fundit të udhëheqjes dhe strategjive luftarake detare. Pasi të kthehet në vend, ai do të shërbejë në Forcat Detare Shqiptare!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY