Denoncimi/ Kandidati i PS në Dibër aksidenton qytetarin, policia fsheh ngjarjen

Denoncimi/ Kandidati i PS në Dibër aksidenton qytetarin, policia fsheh ngjarjen

134
0
Shares

Kandidati i PS për bashkinë e Dibrës, Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar vetëm 50 metra larg drejtorisë së Policisë, por ngjarja e rëndë është mbajtur e fshehtë nga forcat e rendit.

Ky është denoncimi që bën një qytetar në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha.

POSTIMI I BERISHES:

“Narkokandidati aksidenton qytetarin! Narkopolicia dhe narkopartia fshehin aksidentin! Kështu, kur të aksidentojnë narkohorrat e narkopartisë faji është gjithmone i yti

Përshëndetje doktor !
Mbrëmë rreth orës 20:30, makina e kandidatit për kryetar Bashkie të Partisë Socialiste , Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar 50 m larg Drejtorisë së Policisë .

Ai është ing.Sefer Manreka 64 vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë , pasi ka thyer këmbën dhe ka fraktura në pjesë të tjera të trupit .

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga organet e rendit . Narko policia e drejtuar nga Ylli Doda i emëruar në Dibër nga Ymer Lala është kujdesur të fshehin , dhe ta manipulojnë ngjarjen . Në lidhje me ngjarjen nuk ka njeri të ndaluar .
Policia dhe drejtues të PS kanë ushtruar presion tek i aksidentuari që të pranojë fajsinë për këtë aksident , duke qenë se është punonjës iadministrate .
Të afërm të të aksidentuarit thonë që u janë ufruar njerëz të Ymerajt dhe të PS ,duke u siguruar shpenzimet e spitalit “.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY