Basha nuk tërhiqet: Largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes politike dhe...

Basha nuk tërhiqet: Largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes politike dhe integrimit në BE

31
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Fieri ku është duke zhvilluar një takim me qytetarët fierakë komentoi vendimin e Komisionit Europian, për dhënien e rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha u shpreh se largimi i Ramës do t’i hapte rrugë çeljes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës politike.

Basha: Largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike një qeverie të integrimit europian që do mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama nuk i zbaton sepse janë në konflikt interesi me to. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka vend që i hapen negociatat me BE pa zgjedhje të lira. Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore zgjedhje të lira dhe të ndershme janë rruga jonë drejt BE. Asnjë kompromis dhe asnjë pazar me të keqen.

Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sic kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian I qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim I pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi ramën dhe qeverinë e tij antievropiane.
Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY