Letrat e Ramës, Dylgjeri: Vepër penale, përndjekje e mashkullit ndaj mashkullit

Ndaje

Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në Facebook komenton letrën e gjashtë të kryeministri Edi Rama adresuar kreut të demokratëve, Lulzim Basha për dialog.

Dylgjeri shkruan se Rama, po kryen haptazi dhe publikisht një Vepër Penale të dënueshme në Bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, pasi kualifikohet si Përndjekje e mashkullit ndaj mashkullit.

Postimi i Dylgjerit:

Letra e 6-të

Rama kaloi në Përndjekje (Stalking)

6 Letra! Njëra pas tjetrës …

Në dashuri quhet përndjekje. Në anglisht quhet Stalking.

Pra njëherazi, zoti Rama, po kryen haptazi dhe publikisht një Vepër Penale të dënueshme në Bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqiperise. NENI 121/a i Kodit Penal.

Kualifikohet si Përndjekje e mashkullit ndaj mashkullit, duke u konsideruar si veprim i përsëritur, se ka KONSUMUAR edhe Vepra te Tjera Penale.

Luli nga ky veprim i përsëritur, ka kaluar në gjëndje ankthi. Tashmë jo vetëm Luli, por

edhe publiku po përjeton ankth.

Pritet kur do të shkruhet e 7-ta e 8-ta e 9-ta

e xxxxxx….Ankth!

Një DENONCIM në PROKURORI nga Luli,

dhe Rama e ka të konsumuar dhe të PERSERITUR VEPREN PENALE. 6 Letra!

Nuk e shpëton dot as Avokati ekselent, me formim londinez, me performancë borgjez,

SPARTAK NGJELA d.v

Loading...

Leni një përgjigje