Eurodeputetja e parë shqiptare, Basha: Pse ka rëndësi fitorja e Arba Kokalarit

Eurodeputetja e parë shqiptare, Basha: Pse ka rëndësi fitorja e Arba Kokalarit

60
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fitoren e së parës eurodeputete shqiptare, Arba Kokalarit në Suedi.

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur këtë një moment historik, teksa me një shënim në faqen e tij në FB, shpreh urimet per Arben, fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës së PD në Partinë Popullore Europiane.

Mesazhi i Bashes 

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!🇦🇱🇪🇺✌️ #ShqipëriaSiEuropa

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY