LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë, vdes rrugës për spital

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë, vdes rrugës për spital

111
0
Shares

Një person u plagos rëndë dhe më pas vdiq rrugës për në spital pas një aksidenti që ndodhi sot në Ballsh.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur orës 13:15, kur shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë 48-vjeçari ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u transportua për në Spitalin Rajonal Fier, por fatkeqësisht gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY