Ilir Meta: Kriza mund të dalë jashtë kontrollit

Ilir Meta: Kriza mund të dalë jashtë kontrollit

40
0
Shares

Kriza mund të dalin jashtë kontrollit. Kështu e komentoi Presidenti Ilir Meta krizën aktuale politike në Shqipëri. Duke folur për situatën politike në vend Meta kritikoi ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 pas një marrëveshje Berisha-Rama. Sipas Metës, pas këtyre vendimeve vendi kaloi nga një republikë parlamentare në një sistem të mbyllur partiak.

Meta foli ndërkohë edhe në lidhje me reformën në drejtësi. Meta tha se tashmë janë bërë 3 vite që është miratuar reforma, ndërkohë që është bllokuar Gjykata Kushtetuese. Po të ishte e suksesshme reforma nuk do të ishim pa këtë gjykatë e cila ka një histori pozitive për mbrojtjen e interesave të vendit.

Meta po fliste sot në një konferencë organizaur nga qendra George Marshall në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY