Haradinaj dhe Merkel do takohen në Berlin

Haradinaj dhe Merkel do takohen në Berlin

47
0
Shares

Kryeministri i Kosovës pritet së shpejti të takohet personalisht me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Mediat në Prishtinë raportojnë se takimi do të mbahet në Berlin më datën 6 qershor, ndërsa nuk bëhet e ditur agjenda e bisedimeve.

Njoftimi vjen më pak se një muaj nga Samiti i Berlinit, ku Haradinaj u raportua se ishte ndjerë në trysni përballë kryeqeveritares gjermane dhe shtetarëve të tjerë kur në tryezë ishte shtruar çështja e dialogut me Beogradin, dhe kryesisht e taksës maksimaliste kundrejt Serbisë.

Ndërkaq, vetëm një ditë më parë Haradinaj konfirmoi se dy qeveritë vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai bëri të ditur pozicionin e Gjermanisë për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së ligjshme të Prishtinës për liberalizimin e vizave pasi janë përmbushur kriteret e nevojshme.

Vizat por edhe sqarimi i pozicioneve rreth konfliktit Kosovë-Serbi pritet të dominojnë takimin dypalësh.

Haradinaj mbetet nga të paktët kryeministra të Kosovës që priten në Gjermani nga Merkel.

Vetë presidenti Hashim Thaçi apo kryeparlamentari Kadri Veseli kanë pasur raporte më të acaruara me Berlinin zyrtar dhe janë takuar me kancelaren gjermane vetëm në kuadër të samiteve të ndryshme, edhe në kohën kur kreu aktual i shtetit shërbente si kryeministër./OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY