“Edi Rama, o legen… prite Bashën se po vjen”, pritje madhështore e...

“Edi Rama, o legen… prite Bashën se po vjen”, pritje madhështore e liderit demokrat në Berat

48
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Berat ku ka treguar dhe pritjen e rezervuar nga mbështetësit e tij.  Basha tha se qindra qytetarë i janë përgjigjur ftesës për të rrëzuar qeverinë e inkriminuar të Edi Ramës.

Basha u ka treguar gjatë fjalës së tij se ka mbështetjen e aleatëve në Perëndim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Me fjalë nuk I shpreh dot emocionet e kësaj pritje madhështore, që në fakt është mesazhi më I qartë, më I vendosur, më I prerë, mesazh ndaj atyre dhe atij që e ka mbajtur Beratin peng. Ka mbajtur qytetarët e Beratit peng me krimin dhe oligarkinë, që I ka vjedhur, varfëruar, shpronësuar, shpunësuar dhe I ka dërguar në emigracion, dhe që guxon të mendojë se do ti hedhë kularin në fyt Beratit me 30 qershor.
Nuk do të ketë zgjedhje me krimin, me hajdutët. Dëgjojeni Beratin. Shikojeni Beratin, Beratin e shpresës dhe të lirisë e demokracisë. Beratin dhe beratasit në këmbë për dinjitet, për liri, për demokraci, ër Shqipërinë si gjithë Europa.
Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne ekemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”,- u shpreh Basha.

LIVE

LIVE – Në #25Maj Berati dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 21 mai 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY