46-vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: PD është në anën e duhur...

46-vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: PD është në anën e duhur të historisë

38
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka kujtuar revoltën e Spaçit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se 46 vjet nga kjo revoltë, janë mjaftueshëm për të kuptuar se asnjë diktator nuk mund të mbajë peng të ardhmen evropiane të vendit.

Sipas Bashës, Partia Demokratike është në anën e duhur të historisë, duke nderuar vlerat e atyre heronjve të Spaçit.

REAGIMI I BASHES

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën.

Ky betim është në fuqi edhe sot. Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane.

Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Europës.

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit! Zoti bekoftë shpirtrat e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes!

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të…

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 21 mai 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY