VIDEO/Ky është fjalimi i miliarderit që ndryshoi si me magji jetët e...

VIDEO/Ky është fjalimi i miliarderit që ndryshoi si me magji jetët e studentëve

87
0
Shares

Rreth 400 studentë do të përfitojnë nga rimbursimi dhjetëra miliona dollarësh që një miliarder  zgjodhi t’i dhuronte atyre. Rikthimi i 56-vjeçarit, Robert F Smith në Kolegjin Morehouse për të mbajtur një fjalim përpara të diplomuarve të 2019, do të mbahet mend gjatë në historinë e këtij kolegji.

Miliarderi i investimeve në teknologji, habiti të gjithë studentët kur ju premtoi se do t’i paguante të gjithëve detyrimet financiare që ata kishin ndaj universitetit.

“Në emër të tetë gjeneratave të familjes sime që kanë jetuar në këtë komunitet, ne kemi vendosur ti hedhim pak benzinë autobusit tuaj. Kjo është klasa ime, 2019 dhe familja ime do të akordojë një grant për të eliminuar të gjithë borxhet tuaja” tha Smith.

Pas këtyre fjalëve vërshuan duartrokitjet të cilat zgjatën për disa minuta.

Kolegji Morehouse ndodhet në Atlanta, Georgia dhe është një kolegj ku pjesa më e madhe e studentëve janë me origjinë afro-amerikane.

Robert Smith është themeluesi i Vista Equity Partners në vitin 2000, një institucion financiar i krijuar për investime në kompani softwaresh dhe ka një pasuri prej 5 miliard dollarësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY