Studentët kthehen në rrugë më 22 maj, ja 9 kërkesat që duhet...

Studentët kthehen në rrugë më 22 maj, ja 9 kërkesat që duhet të plotësojë Rama

131
0
Shares

Data 22 maj do të shënojë rikthimin e studentëve në protestë kundër qeverisë Rama.

Vendimi është marrë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë.

Sipas raportimeve soit në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje prej 6 orësh, me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve të Shqipërisë, të cilët kanë formuluar të gjithë pakënaqësitë e studentëve  në lidhje me ‘Paktin për Universitetin’ dhe kërkesat e pambajtura nga qeveria Rama.

Studentët kanë dalë me një vendim zyrtar, ku në protestë do të dalin të gjithë të unifikuar.

Protesta do të jetë e shtrirë në të gjithë vendin.

Për qytetin e Korçës, mënyra se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vetë studentët në një vendim tjetër.

Studentët e Korçës do të protestojne për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve, tha Ismeralda Sejdolli, kryetarja e Këshillit Studentor.

Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studentëve

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

1.Portali i transparencës të bëhet funksional

2.Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

3.Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

4.Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

5.Stazhet të paguhen të plota

6.Rankimi i programeve të studimit

7.Përmirësimi i kurrikulave mësimore

8.Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

9.Afrimi i provimit  të licencës (1 muaj mbas stazhit)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY