“Kot e ke o Tërmet, nuk do të mund të blesh një...

“Kot e ke o Tërmet, nuk do të mund të blesh një mandat tjetër”

60
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, në një reagim në rrjetet sociale i kujton kryebashkiakut Tërmet Pecit se nuk do të mund të blejë një mandat tjetër.

Shehu shkruan se prej dy vitesh në drejtim të Tepelenës, qyteti është mbushur me kanabis, infrastruktura mungon.

“Uji, energjia elektrike, sistemet bonifikuese, vaditese nje mjerim i plote, mbeshtetja e blektorise e vaksinimi i saj jane harruar krejt”,-shton ish-deputeti teksa kritikon Peçin.

REAGIMI I PLOTE 

Termet Peci, ti nuk do te jesh perseri kryebashkiaku i Tepelenes, nuk do te mund te blesh nje mandat tjeter!
Dua t’i them Termetit dhe te gjithe termetasve se zgjedhjet aty do te behen jo me 30 qershor, po vetem atehere kur ju te mos keni me mundesi te bleni votat me parate e droges, kur ju te mos mundeni me te terrorizoni fshtaret me “gogolin” e kanabist te kultivuar, per te cilin ne fakt ata kane paguar nje harac te larte atyre qe duhej ta ndalonin ate veprimtari kriminale, kur kriminelet e pasuruar me ato para te mos mund me te detyrojne qytetaret e nderuar te atyshem te votojne per klanin tuaj.
Jam i bindur se sot tepelanisit po shqyhen se qeshuri kur degjojne premtimet e Termetit per nje “mandat te ri”.
Premton qe do ta ktheje Tepelenen ne “qender turistike”, ne fakt vecse u mbush me kanabis gjate ”qeverisjes se tij” (ne baze te ligjit ai sot duhet te ishte nen akuze).
Kur ai premton turrizmin duhet ta kete fjalen per “turizmin e kanabisit”; koha tregoi qe ai vetem kete njeh.
Por pikerisht kete Tepelena e perbuz, se bashku me Termetin!
Termeti dy mandatesh e le sot Tepelenen me nje infrastrukture te shkaterruar ne terresi, uji, energjia elektrike, sistemet bonifikuese, vaditese nje mjerim i plote, mbeshtetja e blektorise e vaksinimi i saj jane harruar krejt.
Rruget rurale as nuk duhen permendur; po Rruga e Lopesit, nje premtim i madh i tij? Per te mos folur per “Boshtin i Jugut”, qe eshte futur 10 pashe nen dhe!
Po spitali i Tepelenes, qe eshte kthyer ne nje karakatine te plote?
A mund te me thote dikush sa here eshte rritur papunesia, varferia, braktisja e Tepelenes etj, ndersa edhe perkrahja sociale ka ngelur nje cerek, etj, etj.
Prandaj kot e ke o Termet, koha juaj ka perenduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY