Kërkohej për kanosje, kapet i riu nga Saranda

Kërkohej për kanosje, kapet i riu nga Saranda

29
0
Shares

Policia e Sarandës ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në shkurt. Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia e Sarandës ka bërë ndalimin e shtetasit S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku shtetasi S.I në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY