“Fushatën e çelim me 31 Maj”, Rama mbledh Grupin Parlamentar, i vendosur...

“Fushatën e çelim me 31 Maj”, Rama mbledh Grupin Parlamentar, i vendosur për datën e zgjedhjeve

33
0
Shares

Kryeminstri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes së sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në pallatin e kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

Gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.

Rama ndërkohë ka patur dhe disa porosi për ta. Ai kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t’i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA.

Rama tha se Braçe nuk i koordinon dot i vetëm të gjitha parregullsitë në këtë proces dhe çdo deputet duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet.

Nga ana tjetër, Rama ka theksuar në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës ‘Shqipëria që duam”, se pas 30 qershorit do të nisë një fazë e re, e trajtimit të problemeve nga të zgjedhurit e pushtetit vendor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY