Basha në Shkodër, mesazh në inagurimin e memorialit të viktimave të regjimit...

Basha në Shkodër, mesazh në inagurimin e memorialit të viktimave të regjimit komunist

42
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë këtë pasdite në orën 18.00 në qytetin e Shkodrës, ku do të marrë pjesë dhe do të përcjellë një mesazh në ceremoninë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist.

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Është një kryevepër memoriale, që lartëson në monument realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, nënave e familjeve tona, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u interrnuan e u vranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY