Basha i përgjigjet Ramës: Beteja është për jetë a vdekje, fundi i...

Basha i përgjigjet Ramës: Beteja është për jetë a vdekje, fundi i përcaktuar

46
0
Shares

Kryeministri Edi Rama këmbëngul që data kushtetuese e zgjedhjeve nuk do të lëvizë, pra do të mbetet 30 qershori, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Shkodra i është kundërpërgjigjur duke thënë se për të ndaluar një tirani të krimit ja vlen çdo sakrificë.

Basha është shprehur se protestat e opozitës dhe qytetarëve janë një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i saj është i përcaktuar, fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe fundi i atyre që sipas tij duan të kthejnë tiraninë.

Basha: Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësishme janë kaq aktuale. Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakfrificë, çdo çmim. Unë, PD dhe të gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të bashkuar se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion, oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe i ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është tashmë një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të kthehen në tirani dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe popullit të bashkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY