“Vjedh magazina, por është nipi i Gaz Demit! Ja kush emërohet në...

“Vjedh magazina, por është nipi i Gaz Demit! Ja kush emërohet në krye të Hetimit Tatimor”

577
0
Shares

Një tjetër person me rekorde kriminale duket se është zgjedhur për t’u emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Tiranë: Romeo Shehu. Dy janë meritat e këtij personi: e para se është akuzuar për vjedhje në një magazinë cigaresh kur ishte ende i ri dhe e dyta, se është nipi i Gaz Demit, një emri mjaft të njohur tashmë në qarqet politike dhe futbollistike për shqiptarët si biznesmen.

Denoncimi i ardhur nga një punonjës tatimesh në celularin e ish-Kryeministrit Sali Berisha është bërë publik në rrjetet sociale me këtë shënim.

POSTIMI I BERISHES:

“Famozit Gaz Rama i besohet Hetimi Tatimor! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital

Doktor…

Romeo Shehu, drejtori i ri i Hetimit Tatimor në Tiranë, nipi i Gazment Demit, i cili para disa vitesh u akuzua për vjedhje. Më parë ka qënë specialist në zyrën e Hetimit Tatimor të Tiranës. Kur është akuzuar për vjedhje nuk ka qënë funksionar shteti. Akuza ka qënë për vjedhje në bashkëpunim të një magazine cigaresh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY