Përgjimet ndaj zv.kancelarit austriak, ish-deputeti: Jo si Rama që i quan llafe...

Përgjimet ndaj zv.kancelarit austriak, ish-deputeti: Jo si Rama që i quan llafe pa vlerë

47
0
Shares

Përmes një postimi në facebook, Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me dorëheqjen e zv/kancelarit austriak.

Ai ka hequr një paralele me situatën ku ndodhet vendi aktualiasht. Strazimiri shkruan se kancelari austriak Kurtz ndryshe nga Rama, pergjimet nuk i quan llafe, por prova!

Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale…
Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës “Kurier” (jo me çantë me pare)!

Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po, por edhe nga drejtimi i partisë!

Kancelari Kurz, “çuditërisht” nuk tha “që nuk është provë”, as “të shohim si do vendosë drejtësia”, as “është i pafajshëm derisa të dënohet”…”

JO!
Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet…” -shkruan ndër të tjera Strazimiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY