LAJMI I FUNDIT/ “Dosja 339”, Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve...

LAJMI I FUNDIT/ “Dosja 339”, Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

83
0
Shares

Në kulmin e debatit politik dhe kur prej kohësh opozita ka hedhur akuzat ndaj kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ky i fundit është thirrur nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Mësohet se Dako është pyetur  të enjten nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Dako është akuzuar nga opozita se ka blerë votat në Durrës në bashkëpunim me bandën Avdylaj. Madje PD i është referuar përgjimeve të dosjes 339 të Durrësit, ku ai bisedonte me të ashtuquajturin Nçja. Për këto përgjime më herët Dako është shprehur se ai ka biseduar si me çdo zgjedhës dhe se nuk bëhet fjalë për blerje apo shitje të votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY