Dhunuan dhe i paralizuan kujtesën të moshuarit, kapet dhe grabitësi i katërt...

Dhunuan dhe i paralizuan kujtesën të moshuarit, kapet dhe grabitësi i katërt në Peqin

56
0
Shares

Policia ka vënë në pranga autorin e katër të dyshuar për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari në banesë në Peqin më 8 maj.

Policia arrestoi 19-vjeçarin me iniciale S.I., banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i katërt  i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative  kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit   S.I.,  19 vjeç,  banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit  B.H., M.Ll., dhe E.Sh.,  të cilët janë  arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z.,   dhe kanë vjedhur një sasi parash.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për  veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY