Përleshje me armë zjarri në lagjen “Dardania”, plagoset menaxheri i vipave

Përleshje me armë zjarri në lagjen “Dardania”, plagoset menaxheri i vipave

129
0
Shares

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Mësohet se është plagosur shtetasi M.E. (Met Elshani), i cili është dërguar menjëherë në spital.

Mediat e Kosovës kanë bërë të ditur se Elshani ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se policia ka vënë në pranga 4 persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ata janë:

Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Sakaq, i dyshuari i katërt, 23-vjeçari me iniciale A.K., ndodhet në spital pasi ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3 pistoleta dhe po vijon hetimet për zbardhjen e konfliktit të armatosur.

Kujtojmë se Elshani është menaxheri i shtëpisë diskografike “On Records”, ku menaxhon shumë këngëtarë të njohur si Kida, Fero etj.

met.jpgjccm,,.jpgcmm m.jpg

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY