Kush është i forti i Elbasanit që i çau nofullën policit dhe...

Kush është i forti i Elbasanit që i çau nofullën policit dhe më pas u “zhduk”

484
0
Shares

Një javë më parë në periferi të Elbasanit, te kryqëzimi i Bradasheshit tre persona kanë goditur një efektiv policie duke i çarë nofullën. Autorët po udhëtonin me një makinë nga Elbasani në drejtim të Peqinit, kur policia u ka bërë shenjë që të ndalonin në postbllok.

Në makinë ndodheshin Astrit Sufali i dënuar në Itali me 19.7 vite burg, Nike Manahasa dhe Curri Dudja. Policia i beri shenjë për të ndaluar, por në debat e sipër Sufali goditi njërin nga policët duke i çarë nofullën. Në sherr u përfshinë edhe dy të tjerët që ishin në makinë përveç Sufalit, ndërsa në ndihmë u kanë shkuar edhe persona të tjerë.

Pas dhunimit të efektivit të policisë janë larguar me shpejtësi. Policia i ka ndjekur në Peqin ku u ka kontrolluar banesën, por nuk janë gjetur. Astrit Sufali ka qenë dënuar në Itali për vrasje, trafik droge dhe prostitucion dhe i dënuar me 19.7 vite.

Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali në Breshia në 2012, ndërsa u arrestua para 2 vitesh në Peqin. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian. Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA, por çuditërisht është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë. Para arrestimit në 2017, Astrit Sufali kishte ndryshuar emrin në Adriano Sufali,  Arben Zaim, si dhe Josko Rançiç për t’iu shmangur drejtësisë.

Ngjarja u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon policinë për fshehjen e saj. “Doktor ka ndodhur një ngjarje e rende, ne qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Te dy personat qe kan rrahur policet janë ne kerkim nga Interpoli per vrasje ne Itali” shkruan Berisha. Gjithashtu Berisha denoncon edhe djegien e makinës së një drejtoreshe shkolle po në Elbasan dhe një vjedhje bankomati në Peshkopi, që sipas tij janë fshehur./Report tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY