FOTO/Momente prekëse nga homazhet për major Tanushin, 3 fëmijët pjesë e ceremonisë

FOTO/Momente prekëse nga homazhet për major Tanushin, 3 fëmijët pjesë e ceremonisë

61
0
Shares

Të parët që u përkulën mbi arkivolin ku ndodhet trupi i Major Tanushit  ishin familjarët, ndërsa moment prekës ishte parakalimi para fotos së Tanushit i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë dhe të dy fëmijëve të tjerë.

Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Dhe më pas do të pëcillet për në banesën e fundit tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY