“Shame on you”, Denoncimi i ish-deputetit: Polica shoqëron në mesnatë studenten për...

“Shame on you”, Denoncimi i ish-deputetit: Polica shoqëron në mesnatë studenten për Borchard!

73
0
Shares

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë shoqëruar mbrëmjen e së martës (14 maj) studenten Ana Azizaj, për shkak të parullës pranë banesës ky jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Boschardt.

Ka qënë ish-deputeti, Petrit Vasili, i cili ka denoncuar se studentja është marrë në mes të natës për ti bërë presion.

Kujtojmë se një grup të rinjsh shkuan të shtunën në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt.

Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata lëshuan parullën: Borchardt turp për ju! Po ashtu, parulla u shkrua edhe në hollin e pallatit.

POSTIMI I VASILIT

SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!

Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Azizaj per ti bere presion.

Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit “Turp ti vije”.

Ky eshte TURP i vertete.

Policia qe nuk guxon te ndale horrat,kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente.

Ana Azizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje.

TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare.

Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Azizaj thirret ne mes te nates.

Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin.

Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY