Kapet kokainë në kamionin me patate, destinacioni Shqipëria, në pranga dy shqiptarë

Ndaje

Dy shqiptarë u kapën nga policia në portin e Barit në Itali ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Dy shqiptarët 30 dhe 44 vjeç, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit.

Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kokainë dhe më shumë se 150 mijë euro.
Kamioni transportonte patate të ngrira nga Holanda në Shqipëri dhe kalonte tranzit përmes portit të Barit.

Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit. Në kamion kishte rreth 20 ton patate me destinacion Shqipërinë.

Kujtojmë se më herët dy ngarkesa me kokainë që po vinin në Durrës, janë zbuluar në portin e Maltës.

Loading...

Leni një përgjigje