DETAJE/Maskat grabisin biznesin dhe makinën në Tiranë, policia asnjë reagim

DETAJE/Maskat grabisin biznesin dhe makinën në Tiranë, policia asnjë reagim

46
0
Shares

Dy ngjarje kriminale kanë ndodhur në Tiranë dhe nga policia nuk ka ende njoftime zyrtare.

Ngjarjet kanë ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Nga burimet mësohet se fillimisht është vjedhur në Domje një automjet.

Nga raportimet paraprake mësohet se katër persona të maskuar dhe me leva në duar kanë vjedhur një BMË me targa AA 880 HS në Domje, mjet i cili i përket një shoqërie private.

Pas grabitjes së mjetit, grabitësit janë drejtuar për nga Rinasi dhe mendohet se kanë ikur në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, në një nga rrugët më të populluara të Tiranës, në Rrugën e Durrësit është vjedhur një dyqan në pronësi të O. Ymerit, ku janë vjedhur 15 palë këpucë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY