DETAJE/Aksident në Kavajë, bilanc tragjik i viktimave

DETAJE/Aksident në Kavajë, bilanc tragjik i viktimave

61
0
Shares

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën që lidh Kavajën me Rrogozhinën.

Një mjet tip “Benz” me targa AA615VO ka goditur një këmbësore së bashku me dy vajzat e saj. Gruaja e identifikuar si Lumturie Demrozi 48 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërkohë që po ashtu pas pamundësisë për të kontrolluar mjetin për shkak të lagështirës, “Benzi” është përplasur me një tabelë karburanti ndërsa ka humbur jetën një nga pasagjerët.

Bëhët me dije se në automjet udhëtonin tre veta përfshirë pasagjerin Gentjan Belba 23 vjeç i cili ndërroi jetë në vendngjarje pas përplasjes mbrëmjen e djeshme.

Po ashtu të plagosura në vendngjarje kanë mbetur edhe vajzat e 48 vjeçares Dremozi, XH. D 21 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe të cilat raportohet të ndodhen në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut.

Në spital ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Vilson Cara.

Sipas burimeve, Cara festonte ditëlindjen e tij të 24-të ditën e sotme, gjë e cila ka qenë edhe arsyeja e daljes me makinë mbrëmjen e djeshme për të festuar nga të rinjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY