Vriten në mënyrë të mistershme me shigjeta tre persona brenda hotelit

Vriten në mënyrë të mistershme me shigjeta tre persona brenda hotelit

49
0
Shares

Tre persona janë vrarë në mënyrë të mistershme me shigjeta brenda një hoteli në Gjermani.

Ishte pastruesja ajo e cila mësoi e para vdekjen e tre personave. Ngjarja ka nodhur në një hotel pranë qytetit Passau. Banesa në Vitingen ishte në pronësi të një prej grave të vrara ne hotelin e Passau.

Mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00, 3 persona u regjistruan në një hotel të Passaut. Të shtunën, pastruesja i gjeti të vdekur. 2 prej viktimave, një burrë 53 vjeç dhe një grua 33-vjeçare gjendeshin në shtrat dorë për dore, të goditur disa herë me shigjeta. Viktima e tretë ishte një 30-vjeçare që ishte e shtrirë përballë krevatit dopio”, thuhej në njoftimin e policisë.

Mediat e huaja shkruajnë se 30-vjeçarja ishte motra e një prej grave të vrara në apartamentin e Vitingen.Policia e ka konsideruar të rëndë ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërsa gjuetia me shigjeta me hark është e ndaluar në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY