LISTA/Bindja regjistrohet në zgjedhje me 25 kandidatë, ja kush është rivali i...

LISTA/Bindja regjistrohet në zgjedhje me 25 kandidatë, ja kush është rivali i Erion Velisë

77
0
Shares

Bindja Demokratike ka regjistruar në KQZ 25 kandidatë për Kryetar bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë.Bindja ka zgjedhur Arben Skënderin për në kryeqytet, ish anëtar i kryesisë së PD-së dhe anëtar në këshillin kombëtar të PD-së.

“Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë! Na prisni më 30 qershor!” shkruan Patozi në një postim në facebook.

Arben Skënderi eshte anëtar i partisë më të re se bashku me Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator eshte Astrit Patozi.

Bindja Demokratike ka kandiduar në Vlorë Valbona Mezinin, edhe kjo themeluese, dhe do të ketë përballë nga PS-ja Dritan Lelin. Në Korçë ka kandiduar një tjetër themelues i Bindjes Demokratike, Leonard Olli.

Ai do të përballet me kryetarin që është në detyrë, i cili është mandatuar nga PS për të rigaruar Sotiraq Fillon. Si risi në listën e Bindjes Demokratike është kandidimi i Salvador Kaçajt për Bashkinë e Lezhës. Kaçaj ka qenë më parë kryetar i Bashkisë Shëngjin, por pas ndryshimit të ndarjes territoriale ai u bashkua me LSI-në në 2015, ku bëri fushatë për Viktor Tushën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY