Burg për protestuesit/ “Gjyqtari politik i Rilindjes, babai i nënkryetarit të FRESSH-it”

Burg për protestuesit/ “Gjyqtari politik i Rilindjes, babai i nënkryetarit të FRESSH-it”

238
0
Shares

“Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues.” – Ky është denoncimi i kryetarit të FRPD, Belind Kellicit, i cili akuzon hapur gjyqtarin Arben Micko se mbajti në burg të arrestuarit nga protesta e opozitës me urdhër të Edi Ramës.

Përmes një postimi ne Facebook, Këllici shprehet se ‘drejtësia e Ramës dënon me burg ata qytetare që protestojnë për liri dhe të drejta themelore, dhe jep pafajësi për kriminelët, trafikantët, hajdutët e përdhunuesit.’

Postimi i plotë i Këllicit:

Drejtesia e Edi Rames, burg per protestuesit dhe pushtet per kriminelet!

Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.
Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes.
Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.
Dosja 339 dhe 184, kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per Shqiptaret.
Asnje gjyqtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.
Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY