Akuza e fortë e gazetës gjermane për qeverinë ‘Rama’: “Shtet mafioz në...

Akuza e fortë e gazetës gjermane për qeverinë ‘Rama’: “Shtet mafioz në duar gangsterësh”

54
0
Shares

Mediat gjermane e kanë kthyer fuqishëm vëmendjen ndaj Shqipërisë pas protestës së 11 majit. Por shkrimin me akuza më të forta e publikoi e përditshmja tabloide, Bild. Ajo është gazeta me tirazhin më të madh në vend. Shqipëria etiketohet si shtet mafioz, në duar gangsterësh.

Ja çfarë shkruan gazeta:

“Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka po shkon seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë sivjet.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po vetë Rama? KM thuhet se është i lidhur me narkotikët. Opozita e fajëson për voteblerje me paratë e drogës. Një pergjim telefonik duket se e provon këtë
Ne 11 shtator 2011 Rama telefonon shefin e zyrës zgjedhore e pyet nese gjithcka vajti sic qe biseduar. Pergjigja e shefit zgjedhor „ po shef; sic folem! “
Ky rast njihet në Shqipëri si Dosja 184

Der Präsident und die Drogengerüchte
Und Rama selbst? Der Präsident wird regelmäßig selbst mit Drogen in Verbindung gebracht. So wirft ihm die Opposition vor, mit Drogengeld Wählerstimmen gekauft zu haben. Ein Mitschnitt eines Telefonates soll dies belegen.
▶️ Demnach hat Rama am 11. September 2016 den Chef einer regionalen Wahlbehörde angerufen, um sich zu erkundigen, ob bei den Wahlen alles abgelaufen sei „wie besprochen“. Die Antwort des Wahlleiters: „Ja, Chef, alles wie besprochen.“ Der Fall ist in Albanien als „Case 184“ bekannt.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorrëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: “Vendi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY