Lirohet bashkëshorti i Besa Shahinit, prokuroria jep detaje mbi akuzat

Lirohet bashkëshorti i Besa Shahinit, prokuroria jep detaje mbi akuzat

55
0
Shares

Ka zgjatur shumë pak orë arrestimi i deputetit të Kosovës Dardan Molliqaj, i cili është njëherësh dhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahini. (lexo ketu)

Kujtojme se Molliqaj ishte arrestuar për shkak se kishte protestuar në vitin 2015 për lirimin e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Molliqaj sipas prokurorisë u arrestua për një sulm ndaj një personi zyrtar që e kishte kryer gjatë kësaj proteste. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Ai sqaroi se Molliqaj  ka pas ftesë që të shkojë në prokurori e të jap deklaratë, por ai nuk është paraqitur. Andaj me ftesë të Gjykatës, sot policia e shtetit e ka dërguar me dhunë Molliqajn në Prokurori.

“Molliqaj ka pasur urdhër që të paraqiten në prokurori për të dhënë deklaratë për një sulm që ai dyshohet se e kishte kryer ndaj një personi zyrtar kohë më parë. Ai nuk u lajmërua në prokurori andaj gjykata ka lëshuar shkresë për arrestim dhe ai me dhunë është sjellë në objektin e prokurorisë për t’u intervistuar”, ka sqaruar kryeprokurori Beka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY