Media e madhe gjermane paralajmeron Ramen: Protesta po mbushet me zemerim

Media e madhe gjermane paralajmeron Ramen: Protesta po mbushet me zemerim

71
0
Shares

Rjeti me i madh televiziv gjerman ZDF permes nje kronike te gazetares te ZDF, Britta Hilpert thekson se protestat po mbushen me zemërim.

https://www.zdf.de/nachrichten/heute-sendungen/videos/ausschreitungen-in-albanien-100.html

Protesta e djeshme e opozitës vijon të bëjë bujë edhe në mediat ndërkombëtare. Pas Euronews, VOA dhe Washington Post, edhe rrjeti publik gjerman, ZDF i ka kushtuar një kronikë ngjarjeve të fundit në Tiranë, shkrian ne nje postim ish- keyeministri Berisha.

Në kronikë theksohet se, nuk po luftohen shkaqet, që kanë sjellë këto protesta, çka i bën ato më të dhunshme.

Nga Britta Hilpert

Protestat nuk kanë qenë kurrë më të mbushura me zemërim se këtë mbrëmje.
Protestat, që kanë nisur prej muajsh, përfunduan në dhunë. Bomba me molotov u hodhën. Për orë të tëra pati përplasje të dhunshme para kryeministrisë dhe parlamentit.
“Protestojmë sepse jemi të papunë. Kemi një qeveri hajdutësh dhe kriminelësh. Nuk ka gjykatë apo polici të vëretë”, thotë një protestës.

“Protestojmë për të drejtat, për liri dhe demokraci. Është më keq se në komunizëm”, thotë një tjetër.
Në parlament, kryeministrin Edi Rama e sulmojnë me vezë, duke e akuzuar për korrupsion. Për shembull, akuzohet se anëtarët e qeverisjes së Partisë Socialiste kanë blerë vota.
Në rastin e ndërtimit të një autostrade, paratë për dëmshpërblimin e banesave, mesa duket përfunduan në xhepat e tjerë.

Protestat e para nisën nga studentët për kushtet e këqija të studimit dhe jetesës në konvikt dhe për largimin masiv të rinisë.
Prej muajsh, kërkohet që në Tiranë të ngrihen dritat e celularëve lart kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

“Shqipëria nuk po bën përparim, por hapa të mëdhenj pas dhe njerëzit po largohen masivisht,” thotë analisti Enton Abilekaj.

Protestat po bëhen më të dhunshme pasi shkaqet e tyre nuk po luftohen.
Kjo e dëmton rrugën e vendit drejt BE-së, pasi me Shqipërinë në trazira, zor se do të hapen negociatat e pranimit në verë.

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1271209089706662?sfns=cl

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY