Kush hodhi gaz në konferencën për shtyp të Kryeministrit?

Ndaje

Nga Ylli Dylgjeri

Kush hodhi gaz në konferencën për shtyp të Kryeministrit?

Ora 14.00.
Udhëheqësi hyn në sallën e konferencave për shtyp.
Dekori:Një raft i madh, me sergjenë bosh që
të kujtonin një biblotekë imagjinare mbulonin shpinën e Udhëheqësit erudit.
Po çna duhet librat? Koka e kombit po rihap sërisht komunikimin me shtypin:
Respekte për policinë! Respekte për profesionalizmin! Respekte për Policinë që duam….dhe frymarja ndaloi. Një gulç filloj të dëgjohej në foni. Kordat zanore fershëllenin. Pështyma u tha..
Të jetë gaz???Mos ka mbetur ndonjë bombë
e pa plasur? Dikush ka hedhur gaz! E pabesueshme. Qeni i Gardës në koridorin e Kryministrisë nuk po zinte vënd. Lëpinte muret… Por Jo. Gazetaret e pranishëm të lodhur e të traumatizuar nga e djeshma nuk i kishin mbajtur më zorrët. Gazrat kishin shpërthyen…Shtëllungat zgjateshin si mjegull e qeltë e hynin në flegrat e hundës së liderit ndryshe. Fjala u ndal.
Nga shërbimet erdhi lajmi. Ishte pordhë.

Loading...

Leni një përgjigje