“Boschardt, turp të kesh”, Basha i kërkon gazetares ta përsërisë 3 herë

Ndaje

Kreu i PD-së nuk reagoi sot në lidhje me parullën e shkruar tek shtëpia e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë ku shkruhej: Borschardt, turp të kesh!

Por gjatë takimit me gazetarë ai i kërkoi një reportereje ta përsëriste tre herë parullën në transmetim direkt ne disa televizione.

Gazetarja: Zoti Basha cili është komenti juaj në lidhje me kërcënimin e ambasadorit të OSBE që e përmendi edhe kryeministri Rama sot?

Basha: Cfarë kërcënimi, nuk ka asnjë informacion për kërcënim.

Gazetarja: E përmendi sot Kryeministri Rama. Ai foli për kërcënim?

Basha: Fakti që e ka thënë Rama është premisë për gënjeshtër

Gazetarja: Po bëhet fjalë për parullën e shkruar në shtëpiën e Boschardt?

Basha: Cfarë shkruhej në parullë?

Gazetarja: Boschardt, turp të kesh!

Basha: Edhe njëherë se nuk të dëgjova mirë.

Gazetarja: Boschardt turp të kesh

Basha: Edhe njëherë të lutem

Gazetarja: Boschardt, turp të kesh.

Basha nuk ka vijuar më tej dhe me këtë parullë ka mbyllur edhe takimin e tij me gazetarët.

Loading...

Leni një përgjigje