Basha viziton Dollapin: Ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë

Basha viziton Dollapin: Ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë

103
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka shkuar në spitalin e Traumës ku vazhdon të marrë mjekimet e nevojshme Sekretari Organizativ i PD Sahit Dollapi.

Basha ka thënë se: “Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”.

Per shkak të presionit te opozitës, policia nuk ka kërkuar arrestimin e Sahit Dollapit, i ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe për më tepër i dhunuar në mënyrë barbare nga policia mbrëmë gjate protestes.

Z. Dollapi është lënë i lirë ndërkohë që vazhdon të marrë mjekimet e nevojshme në spitalin e Traumës, ku mbërriti mbrëmë pas mesnatës i shoqëruar nga dhjetra forca speciale.

Ka qënë presioni i jashtëzakonshëm i opozitës dhe mijëra qytetarëve që detyroi dyshen Rama-Lleshaj të “zbythen” nga akti i tyre dhe të lirojnë Sait Dollapin, Sekretarin Organizativ të PD.

Video me dhunën e paprecedentë ndaj zyrtarit të lartë demokrat ka bërë xhiron e botës dhe reagimi brenda dhe jashtë vendit ndaj atyre imazheve skandaloze ka qënë dhe vazhdon të jetë shumë i madh.

Ndërkoë kreu i opozitës Lulzim Basha edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qenë në spitalin e Traumës për të vizituar Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së pas dhunës së ushtruar nga policia. Basha ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në fjalën e tij kreu i PD-së ka theksuar se Sahit Dollapi ka qenë duke ndihmuar një gazetare të cilës i kishte rënë të fikët.

“Ka nxjerrë shpatullën, ka plagosje në këmbë. Ka qenë duke tërhequr një gazetare që i kishte rënë të fikët kur ju vërsulën. Arben Baro është urdhëruesi i fundit, do të shkojmë deri tek urdhëruesi i parë.

Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Sahiti ka qenë gjithmonë me duart lart para policëve për t’i mbrojtur.

Nuk ka pasur arsye tjetër, vetëm me urdhër politikë. Ka afro 100 të tjerë të shoqëruar dhe të dhunuar, në 11:00 para Drejtorisë së Policisë”, tha kryedemokrati Basha.

Sahit Dollapi ndodhet i shtruar në spital dhe po merr mjekim. Ai është i lirë edhe nga forcat e policisë pas arrestimit të djeshëm.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY