Basha: Rama është i lodhur, 21 vjet në pushtet, do të ketë...

Basha: Rama është i lodhur, 21 vjet në pushtet, do të ketë fatin e Gruevskit

42
0
Shares
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kreu I PD, Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Ramanë nuk ështe e nevojshme ta rrëzojë opozita pasi atë e ka rrëzuar qeversja 21 vjecare në pushtet.

Basha theksoi se Rama duhet ta harrojë të mbajë pushtetin me dhunë dhe se në rastin më të mirë do të përfundojë si Nikolla Gruevski.

Deklaratat e Bashes:

“Beteja jonë nuk është sfidë personale. Me sfidë personale e kam mundur me votë në 2011-ën. Beteja jonë është për normalitet politik. Pushtet me dhunë nuk mban dot.

Mungesa totale e normalitteit mori permasa dramtike mebremë, kuëndër mijëra protetsuesve që kërkojnë kthimin e normalittein. Përgjigja e një junte krimninale për protetsuesit e qytetrave të tiranës, që kanë marrë doza të larta të gazit helmues dhe lotsjellës, që u përdorën bashkë me dhunën pa fre, kundër qytetarëve që kishin dalë për të mbrojtur të drejtat e tyre, që këkonin të drejtën tnemelore një qeveri të dalë nga vota.

Edi rama u shfaq para shqiptarëve I shkëputur nga realiteti, të cilin e pa edhe mbrëmë si film nga si një sundimtar nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ai ka dy mënyra për t’u sjellë. Herë bën gaztorin, herë të fortin e lagjes, duke u fshehur pas gazit helmues.

Beteja jonë nuk është betejë për pushtet, nuk është sfidë personale, sepse në sfidën personale e kam mundur në 2011-ën. Në këtë betejë nuk jam nisur të mund Edi Ramën, sepse ai është i mundur. E ka mundur pushteti 21 vjeçar, hajnia, arroganca. Jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të garantuar mundësitë për shqiptar që të jetojë me dinjitet.

Sot, kam një mesazh për Edi Ramën: Mos i kalocaqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit lotsjellës. Harroje që do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.

tha Basha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY