Sulmohet me gaz selia e PD, policia godet me shkop gome Sait...

Sulmohet me gaz selia e PD, policia godet me shkop gome Sait Dollapin

78
0
Shares

Policia ka vijuar te hedhe gaz lotsjelles qytetareve, ndersa forca te shumta FNSH jane vendosur ne radhe per te mbrojtur godinen e Parlamentit.

Protestuesit ndodhen jashte perimetrit te Parlamentit. Burime nga vendngjarja, bejne me dije se policia ka hedhur aq shume gaz helmues, saqe qendrimi ne oborr dhe ne godine eshte i veshtire.

Ndërsa një episod i rëndë u regjistrua mes Forcave të Ndërhyrjers së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD.

Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.

Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.

Gjithashtu dhe selia e PD eshte sulmuar. Punonjësit e FNSH-së kanë shtyrë dhe ish-deputeten Albana Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY